Telegrafi

Notat e lojtarëve: Dortmund 0-1 Bayern, Boateng dhe Kimmich me vlerësim të lartë

Kingsley Coman e Mahmoud Dahoud (Foto: Federico Gambarini/Pool via Getty Images)

Bayern Munichu e ka fituar derbin klasik gjerman kundër Borussia Dortmundit me një gol të bukur të shënuar nga Joshua Kimmich në fund të pjesës së parë.

Meqenëse bavarezët e fituan ndeshjen, ata kanë notë mesatare (6.89) lehtësisht më të lartë se BVB (6.61).

Qendërmbrojtësi Jerome Boateng (8.1) dhe golashënuesi Joshua Kimmich (7.8) janë dy lojtarët me vlerësimin më të lartë në këtë sfidë.

Lexo po ashtu Bayern Munich bën një hap të madh drejt titullit – mposht Borussia Dortmundin dhe largohet shtatë pikë

Portieri vendas Roman Burki (5.9) ka marrë notën më të ulët për daljen e gabuar në momentin e golit, ndërsa talenti Erling Haaland (6.5) nuk pati ndikim në këtë sfidë.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Borussia Dortmundit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Bayern Munichut (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/