Bayern Munichu e ka fituar derbin klasik gjerman kundër Borussia Dortmundit me një gol të bukur të shënuar nga Joshua Kimmich në fund të pjesës së parë.
Meqenëse bavarezët e fituan ndeshjen, ata kanë notë mesatare (6.89) lehtësisht më të lartë se BVB (6.61).
Qendërmbrojtësi Jerome Boateng (8.1) dhe golashënuesi Joshua Kimmich (7.8) janë dy lojtarët me vlerësimin më të lartë në këtë sfidë.
Portieri vendas Roman Burki (5.9) ka marrë notën më të ulët për daljen e gabuar në momentin e golit, ndërsa talenti Erling Haaland (6.5) nuk pati ndikim në këtë sfidë.
Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/