Juventusi ka arritur ta mposht si mysafirë Dinamo Kievin me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Ishte Alvaro Morata që shënoi dy herë në këtë ndeshje për t’i dhënë fitoren ‘Zonjës së Vjetër’.
Pikërisht spanjolli është vlerësuar me notën më të lartë (8.2), si lojtar i ndeshjes.
Te Juventusi vlerësim të lartë kishte edhe Danilo, ndërsa u vlerësuan edhe Adrien Rabiot, Aaron Ramsey, Federico Chiesa e Merih Demiral.
Te Dinamo Kiev lojtari më i mirë ishte Serhiy Sydorchuk me notën 7.4.
Notat e lojtarëve të Dinamo Kiev
Notat e lojtarëve të Juventus
/Telegrafi/