Roma ka shënuar fitore ndaj CSKA-s në Moskë me rezultat 2-1 në kuadër të grupit G.
Romakët tani kanë nëntë pikë, tri më shumë se Real Madridi, që kanë një ndeshje më pak.
Lojtari më i dalluar në ndeshje ishte Justin Kluviert me 7.9, i cili ishte i pandalshëm.
Pas tij vjen Lorenzo Pellegrin me 7.8 që shënoi golin e fitores, aq sa u vlerësua edhe Manolas.
Dzeko dhe Fazio po ashtu morën nota të mira.
Në anën tjetër te CSKA u dalluan Sigurdsson, Akhmetov dhe Vlasic.
Lojtari më i dobët në ndeshje ishte Akinfeev me 5.3. /Telegrafi/