Telegrafi

Notat e lojtarëve: Cremonese 0-1 Juventus, vlerësohet portieri vendas

(Foto: Getty Images)

Juventusi ka arritur me vështirësi që të marrë pikë të plota në udhëtim te Cremonese ku është mjaftuar me një gol.

Duke qenë skuadra fituese dhe ekipi që tregoi më shumë nga loja, Zonja e Vjetër ka marrë notë mesatare më të lartë se ekipi kundërshtar.

Vlerësimi më i lartë në këtë takim ka shkuar për portierin vendas, Marco Carnesecchi, falë intervenimeve të të cilit nikoqirët ishin në lojë deri në fund.

Te Bianconerët është vlerësuar faza mbrojtëse së bashku me portierin Wojciech Szczesny.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve në ndeshjen Cremonese 0-1 Juventus. /Telegrafi/