Telegrafi

Notat e lojtarëve: Club Brugge 1-1 PSG, vlerësimi i Messit dhe të tjerëve

(Foto: Twitter/Paris Saint-Germain)

Edhe pse konsiderohej një kundërshtar modest për Paris Saint-Germainin, Club Brugge ka arritur t’ia marrë një pikë klubit francez në Ligën e Kampionëve.

Skuadra vendase ka marrë notë mesatare lehtë më të mirë se mysafirët, falë angazhimit më madh.

Vlerësimin më të lartë te nikoqirët e kanë marrë dy sulmuesit, Charles de Katelaere dhe Hans Vanaken, kurse nota më e lartë në ndeshje ka shkuar për portierin e PSG-së, Keylor Navas (7.8).

Lexo po ashtu PSG nuk fiton ndaj Brugge në debutimin e Messit në Ligën e Kampionëve

Lionel Messi nuk arriti të shënonte në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve me fanellën e klubit të ri, megjithatë ka marrë notë solide (7.2).

Nota më e ulët në këtë sfidë ka shkuar për transferimin tjetër të ri të parisienëve, Georginio Wijnaldum (6.2).

Më poshtë është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave sipas SofaScore në ndeshjen Club Brugge 1-1 PSG. /Telegrafi/