Telegrafi

Notat e lojtarëve: City 5-0 Norwich, De Bruyne me vlerësim maksimal

Manchester City vs Norwich (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Manchester City e ka mbyllur edicionin e Ligës Premier me fitoren e thellë 5-0 ndaj Norwichit në xhiron e 38-të.

Golat për Citizens i shënuan Gabriel Jesus, Kevin de Bruyne (46’/90’), Raheem Sterling dhe Riyad Mahrez.

City ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.51, derisa Norwichi u vlerësua me 5.97.

Lexo po ashtu Manchester City përfundon sezonin me fitore bindëse ndaj Norwichit

Mesfushori belg mori notën më të lartë 10, pas dy golave dhe një asistimi të bërë në këtë sfidë tejet të lehtë për skuadrën e tij.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj përballje doli të ishte mesfushori i mysafirëve Kenny McLean me vlerësimin 5.5.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Manchester Cityt (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Norwichit (Foto: WhoScored)

 

/Telegrafi/