Manchester City e ka mbyllur edicionin e Ligës Premier me fitoren e thellë 5-0 ndaj Norwichit në xhiron e 38-të.
Golat për Citizens i shënuan Gabriel Jesus, Kevin de Bruyne (46’/90’), Raheem Sterling dhe Riyad Mahrez.
City ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.51, derisa Norwichi u vlerësua me 5.97.
Mesfushori belg mori notën më të lartë 10, pas dy golave dhe një asistimi të bërë në këtë sfidë tejet të lehtë për skuadrën e tij.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj përballje doli të ishte mesfushori i mysafirëve Kenny McLean me vlerësimin 5.5.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/