Telegrafi

Notat e lojtarëve: City 4-0 Brighton, vlerësim maksimal për Agueron

Sergio Aguero (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Manchester City e ka mposhtur me rezultat bindës Brightonin në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier me rezultat 4-0.

Golat për Citizens i realizuan, Kevin de Bruyne (2’), Sergio Aguero (42’ dhe 55’) dhe Bernardo Silva (79’).

Manchester City ishte dukshëm skuadër më e mirë duke marrë notën e përgjithshme, 7.47, derisa Brightoni mori vlerësimin 5.99.

Manchester City (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte sulmuesi i kampionit në fuqi të Ligës Premier, Aguero, që mori notën 9.9, fal dy golëshit dhe asistimit të bërë të goli i Silvas.

Nga ana tjetër, dështimi i këtij takimi ishte mbrojtësi i mysafirëve, Lewis Dunk, që mori vlerësimin 5.3.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Manchester Cityt (Foto: WhoScored)
Notat e lojtarëve të Brightonit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/