Site icon Telegrafi

Notat e lojtarëve, Chelsea 2-1 Leicester: Jorginho e Ndidi më të mirët

Chelsea ka shënuar fitore ndaj Leicester Cityt me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 37-të të Ligës Premier.

Ndeshja ishte shumë e rëndësishme pasi të dy skuadrat po luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm pasi edhe Liverpooli është futur fuqishëm në garë.

Antonio Rudiger dhe Jorginho i shënuan golat për Chelsea, ndërsa Kelechi Iheanachon e shënoi golin e vetëm për Leicesterin.

Jorginho nga Chelsea ishte më i vlerësuar me notën 7.5, ndërsa lojtari me notën më të lartë në ndeshje ishte Ndidi (7.6).

Me këtë fitore Chelsea ka bërë një hap të madh drejt Ligës së Kampionëve, ndërsa Leicester rrezikon shumë pasi Liverpooli me fitore do të zë vendin e katërt, pasi me pikë të barabarta është më i mirë në ndeshjet e ndërsjella.

Notat e lojtarëve të Chelsea dhe Leicester

/Telegrafi/

Exit mobile version