Telegrafi

Notat e lojtarëve: Chelsea 2-0 Lille, veçohet paraqitja e Pulisic

(Foto: Twitter/Chelsea FC)

Chelsea e ka kryer detyrën në përballjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ndaj Lille.

Në sfidën e zhvilluar në Stamford Bridge, Blutë i shënuan dy gola duke mos pranuar asnjë dhe kanë marrë mesatare më të lartë se ekipi kundërshtar.

Faza ofensive e vendasve ka bërë paraqitje të mirë, me Christian Pulisic që ka marrë notën më të lartë, ndërsa pas tij ndodhet N’Golo Kante.

Lexo po ashtu Chelsea me fitore komode ndaj Lille, i afrohet çerekfinales

Amadou Onana ka marrë notën më të ulet në takim, i ndjekur nga portieri Leo Jardim që pranoi dy gola e mesfushori Renato Sanches.

Meqenëse luajti vetëm në dhjetë minutat e fundit, Edon Zhegrova nuk pati hapësirën e mjaftueshme që të tregonte më shumë nga loja e tij.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Chelsea 2-0 Lille. /Telegrafi/