Telegrafi

Notat e lojtarëve: Chelsea 2-0 Bournemouth, shkëlqejnë golashënuesit

(Foto: Twitter/Chelsea FC/Getty)

Chelsea është rikthyer te fitorja për të marrë pikë të plota ndaj Bournemouthit në sfidën e zhvilluar në Stamford Bridge.

Duke qenë më të mirë në fushë dhe duke qenë skuadra fituese, Blutë kanë marrë notë mesatare më të lartë se mysafirët.

Vlerësimet më të larta në këtë sfidë i kanë marrë dy golashënuesit, Mason Mount dhe Kai Havertz.

Faza defensive e skuadrës vizitore ka lënë për të dëshiruar, derisa nota më e ulët ka shkuar për futbollistin e krahut të djathtë, Jack Stacey.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Chelsea 2-0 Bournemouth. /Telegrafi/