Chelsea ka arritur të marrë vetëm një pikë në javën e dytë në Ligën Premier, pasi barazoi 1-1 me Leicester Cityn në Stamford Bridge.
Golin për The Blues e realizoi Mason Mount pas vetëm shtatë minutash lojë të zhvilluar në Londër, ndërsa mysafirët i barazuan shifrat me anë të Wilfried Ndidit (67’).
Chelsea ishte skuadër për një nuancë më e mirë, duke marrë notën e përgjithshme 6.81, ndërsa Leicesteri u vlerësua me 6.71, një diferencë e ngushtë mes dy skuadrave.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në ndeshje ishte mesfushori i ‘The Blues’, Mason Mount, që mori notën 8.3, pas golit të shënuar në debutim.
Nga ana tjetër, lojtari që kishin paraqitjen më të dobët ishin sulmuesi i ‘Dhelprave’, Jamie Vardy, që mori vlerësimin 5.8.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/