Chelsea e ka mposhtur 1-0 Newcastlen në kuadër të javës së nëntë në Ligën Premier.
Golin e vetëm në ‘Stamford Bridge’ e realizoi Marcos Alonso në minutën e 73-të nga asistimi i Callum Hudson-Odoit.
The Blues ishin dukshëm më të mirë në fushë, derisa morën notën e përgjithshme 7.13, ndërsa Newcastle u vlerësua me 6.44.
#ThePrideOfLondon pic.twitter.com/R65H0eujHN
— Chelsea FC (@ChelseaFC) October 19, 2019
Lojtarë me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishin mbrojtësi spanjoll që shënoi golin dhe anglezi që asistoi, duke marrë notën 8.0 që të dy.
Në anën tjetër, Matthew Longstaff ishte ai që kishte paraqitjen më dobët, gjersa mori vlerësimin 5.6.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/