Telegrafi

Notat e lojtarëve: Chelsea 0-1 Bournemouth, Gosling më i vlerësuari

Chelsea vs Bournemouth (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Bournemouthi e ka mposhtur në udhëtim Chelsean me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 17-të në Ligën Premier.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Dan Gosling në minutën e 84-të, për t’i fituar kështu skuadrës së tij tri pikë mjaftë të rëndësishme.

Bournemouthi ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën 7.31, derisa Chelsea u vlerësua me 6.72.

Lexo po ashtu Chelsea mposhtet në shtëpi nga Bournemouthi

Lojtari me paraqitjen më të mirë në të përballje ishte Gosling, që mori notën 8.2, shkaku i golit të shënuar.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të jetë  mesfushori i mysafirëve, Lewis Cook, që u vlerësua me 6.0.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Chelseat (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Bournemouthit (Foto: WhoScored)

 

/Telegrafi/