Është mbyllur pa gola ndeshja në Stamford Bridge ndërmjet Chelseat dhe Southamptonit.
Meqenëse rezultati ishte i barabartë, edhe notat mesatare të dy skuadrave ishin të përafërta, 7.0 për vendasit dhe 6.92 për mysafirët.
Portieri mysafir, Angus Gunn, i cili ishte i pakalueshëm ka marrë notën më të lartë në këtë sfidë (8.3).
Pas tij renditet qendërmbrojtësi Maya Yoshida (8.2), derisa sulmuesi Danny Ings me paraqitjen më të dobët në këtë takim (6.2).
Te nikoqirët, paraqitje më të mirë ka bërë mesfushori Jorginho, i ndjekur nga mbrojtësi i majtë, Marcos Alonso (7.6).
Willian (6.5) dhe Alvaro Morata (6.6) janë lojtarët me vlerësimin më të ulët te Blutë.
Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/