Milani ka arritur ta mposhtë Cagliarin në javën e 19-të në Serie A me rezultat 2-0.
Golat për Rossonerët i shënuan Rafael Leao (46’) dhe Zlatan Ibrahimovic (64’).
Milani ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.24, me Cagliarin që u vlerësua me 6.29.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim doli të ishte Samuel Castillejo që mori notën 8.4.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide ishte anëtari i Cagliarit, Giovani Simeone, që u vlerësua me 6.0.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/