Brighton & Hove Albion dhe Manchester City i ndanë pikët në ndeshjen e mbetur nga java e 32-të në Ligën Premier.
Në takimin e zhvilluar në American Express Community Stadium, vendasit kanë marrë notë mesatare më të lartë falë përpjekjeve më të mëdha për ta fituar sfidën.
Golashënuesi Phil Foden është lojtari me paraqitjen më të mirë, i ndjekur nga portieri Stefan Ortega.
Sulmuesi i ekipit vendas, Kaoru Mitoma, është futbollisti me notën më të ulët në këtë përballje.
Në vijim, SofaScore sjell vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Brighton & Hove Albion 1-1 Manchester City. /Telegrafi/