Liverpooli ia doli të fitonte 2-0 ndaj Brightonit në kuadër të javës së 29-të në Ligën Premier.
Golat për The Reds i shënuan Luis Diaz dhe Mohamed Salah, për t’i marrë kështu tre pikë mjaft të rëndësishme.
Liverpooli ishte ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.17, me Brightonin që u vlerësua me 6.70.
Lojtari me paraqitjen më të mirë ishte Joel Matip që mori notën 7.9.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj përballje doli të ishte Yves Bissouma që u vlerësua me 6.3.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/