Telegrafi

Notat e lojtarëve: Brazil 1-0 Zvicër, vlerësimi i Xhakës dhe të tjerëve

(Foto: Getty Images)

Brazili është mjaftuar me një gol ndaj Zvicrës për të siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt në Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.

Duke qenë skuadra fituese dhe me lojën më të mirë, Selecao ka marrë notë më të lartë mesatare në krahasim me ekipin zviceran.

Mbrojtësi i majtë, Alex Sandro, është vlerësuar me notë më të lartë, ndërsa e gjithë mbrojtja e braziliane ka bërë paraqitje të mira.


Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ishte ndër lojtarët më të mirë te përfaqësuesja Helvetike, ku vlerësimin më të lartë e ka marrë portieri Yann Sommer, i cili pranoi vetëm një gol.

Dy shqiptarët tjerë, Xherdan Shaqiri dhe Ardon Jashari, nuk u inkuadruan në këtë ndeshje.

Në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave – sipas SofaScore – në ndeshjen Brazil 1-0 Zvicër. /Telegrafi/