Liverpooli ka fituar 3-0 ndaj Bournemouthit në kuadër të javës së 16-të në Ligën Premier.
Golat për The Reds i shënuan Alex Oxlade-Chamberlain (35’), Naby Keita (44’) dhe Mohamed Salah (54’).
Liverpooli ishte skuadër më e mirë ën fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.35, ndërsa Bournemouth u vlerësua me 6.27.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë ishte Naby Keita që mori notën 9.2 shkaku i golit dhe asistimit të bërë.
Xherdan Shaqiri kishte paraqitje të mirë për më pak se dhjetë minuta që luajti, duke u vlerësua me 6.1.
Ai që dështoi ta tregonte vetën në këtë ballafaqim ishte Callum Wilson që mori vlerësimin 5.8.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/