Site icon Telegrafi

Notat e lojtarëve, Borussia Dortmund 0-2 Real Madridi: Carvajal e Kroos më të mirët në fushë

Real Madridi ka fituar ndaj Borussia Dortmund me rezultat 2-0 në ‘Wembley’ të Londrës për të marrë trofeun e 15-të të Ligës së Kampionëve në histori të klubit.

Pjesa e parë u takoi gjermanëve, por në të dytën Los Blancos arritën të shënonin dy herë me Dani Carvajal dhe Vinicius Junior për të fituar titullin.

Lojtari me notën më të lartë në finale ishte Carvajal me 8.5, duke u shpallur lojtar i ndeshjes.

 

Pas tij u vlerësua Toni Kroos me 8.2, ndërsa Eduardo Camavinga dhe Vinicius Junior kishin notën 7.8.

Sa i përket Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi dhe Julian Brandt me notat 7.2 ishin më të mirët.

Niclas Fullkrug me notën 6.1 dhe Rodrygo me 6.3. ishin më të dobëtit në fushë.

Notat e lojtarëve të Borussia Dortmund dhe Real Madrid

Exit mobile version