Interi ka arritur një fitore tejet të vlefshme në udhëtim te Bologna.
E për këtë fitore më meritori ishte braziliani Gabriel Barbosa që shënoi në minutën e 81-të për 0-1.
Falë golit të shënuar, Gabigol ka marrë notë të lartë (7.1), ndërsa me lojë të mirë u veçuan edhe mbrojtësit.
D’Ambrosio ishte fantastike duke marrë notë (7.7), Miranda (7.2) dhe Medel (7.3).
Joao Mario dhe Gagliardini ishin fantastik në mesfushë duke u notuar 7.5.
Ndërkohë mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili mori notë të kënaqshme 6.8, derisa më i dobëti në ndeshje ishte sulmuesi vendas, Simone Verdi (5.9). /Telegrafi/