Site icon Telegrafi

Notat e lojtarëve: Bologna 2-3 Milan, Piatek më i miri

Bologna vs Milan (Foto: Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images/Guliver)

Milani e ka mposhtur Bolognan në javën e 15-të në Serie A me rezultat 2-3.

Golat për Rossonerët i shënuan Krzysztof Piatek (15’), Theo Hernandez (32’) dhe Giacomo Bonavetura (46’), ndërsa për vendasit shënuan mbrojtësi spanjoll me auto-gol (40’) dhe Nicola Sansone (84’).

Milani ishte skuadër për një nuancë më e mirë, derisa mori notën e përgjithshme 6.75, me Bolognan që u vlerësua 6.30.

Bologna vs Milan (Foto: Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitje më të mirë në këtë takim ishte sulmuesi polak që mori notën e përgjithshme 8.4, shkaku i golit së shënuar.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj ndeshje ishte mbrojtësi i Bolognas, Mattia Bani, që u vlerësua me 5.7.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Bolognas (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Milanit (Foto: WhoScored)

 

/Telegrafi/

Exit mobile version