Bayern Munich ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen hapëse të Bundesligës ndaj Schalkes me rezultat 8-0.
Bayern nënshtroi Schalken duke i shënuar tetë herë, tri herë në pjesën e parë dhe plot pesë herë në pjesën e dytë.
Serge Gnabry shënoi het-trik në këtë ndeshje, ndërsa nga një herë shënuan, Robert Lewandowski, Leon Goretzka, Thomas Muller, Leroy Sane dhe Jamal Musiala.
Lojtari i ndeshjes ishte Gnarby që u notua me notë maksimale (10).
Pas tij vlerësim të madh mori Leroy Sane me (9.7), Thomas Muller me (9.5) dhe Leëa me 9.0.
Lojtari më i dobët i ndeshjes ishte portieri i Schalkes, Ralf Fahrmann, me notën 4.5.
Notat e lojtarë të Bayern Munich
Notat e lojtarëve të Schalke
/Telegrafi/