Telegrafi

Notat e lojtarëve, Bayern Munich 3-0 Lazio: De Ligt dhe Kane më të mirët

Bayern Munich ka fituar me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Lazios në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve duke siguruar kualifikimin në çerekfinale.

Bavarezët u treguan të shpejtë duke përmbysur rezultatin prej 1-0 të ndeshjes në Itali që në pjesën e parë.

Harry Kane dhe Thomas Muller shënuan nga një gol për të mbyllur pjesën e parë me avantazh të dyfishtë 2-0 për Bayernin.

Në pjesën e dytë Harry Kane shënoi golin e tij të dytë personal dhe të tretin për Bayernin duke mbyllur çështjen e fituesit.

Lexo po ashtu Bayern Munich nuk lejon befasi, mposht Lazion me rezultat bindës dhe kualifikohet në çerekfinale

Sipas Flashscore, lojtari më i vlerësuar në këtë takim është Matthijs De Ligt që mori notën 8.7. Pas tij me notë të lartë u vlerësua edhe Harry Kane që mori një 8.6, por paraqitje të mirë patën edhe dyshja Thomas Muller dhe Leroy Sane që morën nga një 8.3

Në anën tjetër tek Lazio lojtari më i vlerësuar ishte Felipe Anderson me 7.0, ndërsa dështimi i kësaj përballje doli të jetë Alessio Romagnoli që u vlerësua me 5.3.

Notat e lojtarëve të të dyja ekipeve: