Liverpooli ka arritur të shënojë fitore në shtëpinë e Bayern Munich me rezultat 3-1 për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Anglezët arritën te fitorja pas dy golave të Sadio Mane dhe një të Virgil Van Dijk.
Senegalezi Mane është lojtar i ndeshjes me notën 9.0.
Pas tij vjen Van Dijk me 8.4 dhe Salah me 7.9.
Te Bayern Munich vetëm Martinez dhe Hummels e kaluan klasën, pasi pjesa tjetër e skuadrës ishte tejet dobët.
Manule Neuer ishte më i dobëti i kësaj ndeshjes me 5.1.
Liverpooli kalon në mesin e tetë më të mirave të Evropës. /Telegrafi/