Bayern Munichu është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, përkundër se luajti pa gola në ndeshjen kthyese kundër Sevillas.
Skuadra nikoqire bëri paraqitje lehtësisht më të mirë (6.89), në krahasim me ekipin mysafir (6.66).
Portieri i Sevillas, David Soria, ka marrë notën më të lartë në këtë takim (8.2) për pritjet e tij, ndërsa notën më të ulët e ka marrë Joaquin Correa (5.7), i cili në fund u përjashtua edhe me karton të kuq.
Robert Lewandowski është vlerësuar me notën më të ulët te Bayerni (6.6), derisa Mats Hummels ishte lojtari me notën më të lartë te bavarezët (7.5).
Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/