Telegrafi

Notat e lojtarëve: Bayern 5-0 Besiktas, shkëlqejnë Lewandowski dhe Muller

Lewa dhe Coman (Foto: Twitter)

Bayern Munich e ka shkatërruar Besiktasin në ndeshjen e parë të eliminimit direkt duke e mposhtur me rezultat 5-0.

Edhe pse është pritur një ndeshje më e fortë, kartoni i kuq i marr në fillim të ndeshjes nga Domagoj Vida prishi ekuilibrat në fushë.

Thomas Muller dhe Robert Lewandowski shënuan nga dy herë, ndërsa Kingsley Coman një herë për fitoren e Bayern.

Polaku Lewandowski dha një asistim dhe për këtë është lojtari më i mirë në ndeshje me notën 9.9.

Pas tij vjen Muller me notën 9.8, ndërsa edhe Coman ka marr vlerësim të mirë.

Te turqit portieri Fabri ishte më i miri me notën 6.8, ndërsa lojtari më i dobët i ndeshjes ishte Vida me 5.5.

Ndeshja kthyese mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet pas dy javësh. /Telegrafi/