Telegrafi

Notat e lojtarëve: Bayern 2-2 Hertha, shkëlqen Gnabry, por zhgënjen Neuer

Foto: Bayern Munich/Twitter

Bayern Munich e ka filluar sezonin e ri, njëherësh mbrojtjen e titullit me barazim 2-2 ndaj Herth Berlinit në Allianz Arena.

Golat për Bavarezët i shënoi Robert Lewandowski (24’ dhe 60’), ndërsa për mysafirët i shënuan Vedad Ibsevic (36’) dhe Grujic (38’).

Bayerni ishte skuadër për një nuancë më e mirë, duke marrë notën e përgjithshme 6.71, ndërsa Hertha u vlerësua me 6.67, një diferencë e ngushtë mes dy skuadrave.

Lojtari me paraqitjen më të mirë në ndeshje ishte sulmuesi i ‘Bavarezëve’, Serge Gnabry, që mori notën 8.4, pas asistimit që bëri në golin e shënuar nga sulmuesi polak.

Lexo po ashtu Bayerni e fillon mbrojtjen e titullit me barazim, ndalet nga Hertha

Nga ana tjetër, lojtarë që kishin paraqitjen më të dobët ishin portieri i vendaseve, Manuel Neuer, që mori vlerësimin 5.8.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Bayern Munichut (Foto: WhoScored)
Notat e lojtarëve të Hertha Berlinit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/