Bayern Munich e ka filluar sezonin e ri, njëherësh mbrojtjen e titullit me barazim 2-2 ndaj Herth Berlinit në Allianz Arena.
Golat për Bavarezët i shënoi Robert Lewandowski (24’ dhe 60’), ndërsa për mysafirët i shënuan Vedad Ibsevic (36’) dhe Grujic (38’).
Bayerni ishte skuadër për një nuancë më e mirë, duke marrë notën e përgjithshme 6.71, ndërsa Hertha u vlerësua me 6.67, një diferencë e ngushtë mes dy skuadrave.
Schlusspfiff in München.
🔴⚪️ #FCBBSC 2-2 pic.twitter.com/scLorThBzo
— FC Bayern München (@FCBayern) August 16, 2019
Lojtari me paraqitjen më të mirë në ndeshje ishte sulmuesi i ‘Bavarezëve’, Serge Gnabry, që mori notën 8.4, pas asistimit që bëri në golin e shënuar nga sulmuesi polak.
Nga ana tjetër, lojtarë që kishin paraqitjen më të dobët ishin portieri i vendaseve, Manuel Neuer, që mori vlerësimin 5.8.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/