Telegrafi

Notat e lojtarëve: Bayern 2-0 Inter, Asllani më i miri te mysafirët

(Foto: Getty Images)

Bayern Munichu e ka fituar edhe ndeshjen fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve duke e mposhtur Interin në Allianz Arena.

Si skuadra fituese, bavarezët kanë marrë notë mesatare më të lartë në krahasim me ekipin italian.

Qendërmbrojtësi Benjamin Pavard që ishte njëherësh edhe golashënues, ka marrë notën më të lartë në takim, i ndjekur nga mesfushori Joshua Kimmich.

Te Nerazzurrët më i dalluar ka qenë mesfushori shqiptar Kristjan Asllani, së bashku me portierin Andre Onana e qendërmbrojtësin Stefan de Vrij.

Në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave – sipas SofaScore – në ndeshjen Bayern Munich 2-0 Inter. /Telegrafi/