Manchester City ka arritur të marrë një fitore të pritur, por të madhe përballë Baselit në Ligën e Kampionëve.
Fitorja 4-0 e shpien me një këmbë Cityn në çerekfinale të kësaj garë, por për këtë duhet të pritet edhe tri javë të tjera.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte Ilkay Gundogan që u notua me notën maksimale 10.0.
Sergio Aguero dhe Bernardo Silva po ashtu morën nota të larta për paraqitjen e tyre.
Të tre ishin shënues në këtë ndeshje, por turko-gjermani arriti të shënojë dy herë.
Te Baseli edhe pse ishin vendas notën më të lartë e mori mesfushori i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka.
Në anën tjetër në fushë u paraqit edhe Albian Ajeti për 20 minuta dhe u notua me 5.9.
Lojtari më i dobët në ndeshje ishte portieri vendas Tomas Vaclik. /Telegrafi/