Barcelona ka shënuar fitore të madhe ndaj Bayern Munich me rezultat 4-1 në kuadër të rrethit të tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Braziliani Raphinha shënoi tre gola në këtë ndeshje, ndërsa Robert Leweandowski shtoi një tjetër në këtë fitore të Barcelonës.
Harry Kane shënoi golin e vetëm për bavarezët që u dominuan keq gjatë gjithë ndeshjes nga katalanasit.
🔥 FULL TIME!!!! 🔥 #BarçaBayern pic.twitter.com/Q7ZK79JKvy
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 23, 2024
Pa dyshim që lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Raphinha, që nga SofaScore u vlerësua me notën 9.2.
Paraqitje solide kishin edhe Pedri (7.5), Fermin Lopez (7.5) dhe Lamine Yamal (7.3).
Lojtari më i dobët në fushë ishte Manuel Neuer me notën 5/2, ndërsa pas tij Joshua Kimmich me 5.9.
Notat e lojtarëve të Barcelonës dhe Bayern Munich
/Telegrafi/