Telegrafi

Notat e lojtarëve: Barcelona 3-0 Manchester United, vlerësim maksimal për Messin

Lionel Messi (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Barcelona e ka eliminuar Manchester Unitedin nga Liga e Kampionëve me një fitore rutinë në ndeshjen kthyese çerekfinale.

Paraqitja mbresëlënëse e Blaugranëve është vlerësuar me notë më të lartë mesatare (7.24) në krahasim me ekipin kundërshtar (6.09).

Lexo po ashtu Barca me fitore rutinë, eliminon Unitedin dhe vazhdon në gjysmëfinale

Lionel Messi është shpallur lojtari më i mirë në këtë ndeshje duke marrë notën maksimale (10). Philippe Coutinho (8.1) dhe Jordi Alba (7.9) janë dy futbollistët tjerë me paraqitje të mirë.

Portieri i Djajve të Kuq, David de Gea, ka marrë notën më të ulët në këtë takim (4.6), ndërsa paraqitje jo të mirë ka shënuar edhe Anthony Martial (5.9).

Vlerësimi i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Barcelonës (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Manchester Unitedit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/