Telegrafi

Notat e lojtarëve: Barcelona 2-1 Mallorca, paraqitje e mirë nga Depay

(Foto: Twitter/FC Barcelona)

Barcelona vazhdon synimin për kualifikim në Ligën e Kampionëve, ndërsa në javën e 34 të La Ligas ia mori tri pikë Mallorcas në Camp Nou.

Paraqitja e Blaugranëve ishte më e mirë në raport me ekipin mysafir, prandaj kanë marrë edhe notë mesatare më të lartë.

Memphis Depay që ishte njëri prej golashënuesve ka marrë notën më të lartë te katalunasit, por edhe në përgjithësi në ndeshje.

Lexo po ashtu Barcelona arkëton pikë të plota ndaj Mallorcas

Te mysafirët, nga startuesit është vlerësuar vetëm golashënuesi Antonio Raillo, ndërsa paraqitjet e lojtarëve të tjerë lanë për të dëshiruar.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Barcelona 2-1 Mallorca. /Telegrafi/