Telegrafi

Notat e lojtarëve: Barcelona 2-0 Getafe, Vidal ishte ylli i ndeshjes

ArturoVidal(Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Barcelona ka triumfuar me lehtësi në xhiron e 37-të në La Liga, duke e mposhtur Getafen me rezultat 2-0.

Skuadra katalunase tashmë e ka fituar titullin e ligës së Spanjës, gjersa i ka mbetur edhe një xhiro deri në përfundim të sezonit 2018/2019.

Barcelona ishte skuadër më e mirë në fushë, duke marrë notën e përgjithshme 7.3, ndërsa Getafe u vlerësuar nga WhoScored me 6.42.

Barcelona vs Getafe(Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Arturo Vidal ishte lojtari me paraqitjen më të mirë në ndeshje, ku e mori notën, 8.1, por që notë të njëjtë pati edhe Lionel Messi.

Lojtarët me paraqitje me të dobët në përballje ishin Djene Dakonam (që shënoi autogol) dhe Gaku Shibasaki, që morën vlerësimin, 6.1.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Barcelonës (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Getafes (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/