Telegrafi

Notat e lojtarëve: Barcelona 2-0 Cadiz, veçohen Roberto dhe Ferran

(Foto: Twitter/FC Barcelona)

Barcelona ka marrë pikë të plota në përballjen ndaj Cadizit për ta rritur primatin në tabelën e La Ligas.

Katalunasit ishin dukshëm skuadër më e mirë dhe kanë marrë notë mesatare më  të lartë se ekipi vizitor.

Golashënuesi dhe asistuesi, Sergi Roberto, ka marrë vlerësimin më të lartë, i ndjekur nga Ferran Torres dhe portieri Marc-Andre ter Stegen.

Lexo po ashtu Barca kalon pengesën Cadiz dhe rrit diferencën me Realin

Mbrojtësi i majtë, Santiago Arzamendia dhe portieri Jeremias Ledesma, janë në mesin e futbollistëve me notat më të ulëta.

SofaScore e ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Barcelona 2-0 Cadiz. /Telegrafi/