Barcelona ka marrë pikë të plota në përballjen ndaj Cadizit për ta rritur primatin në tabelën e La Ligas.
Katalunasit ishin dukshëm skuadër më e mirë dhe kanë marrë notë mesatare më të lartë se ekipi vizitor.
Golashënuesi dhe asistuesi, Sergi Roberto, ka marrë vlerësimin më të lartë, i ndjekur nga Ferran Torres dhe portieri Marc-Andre ter Stegen.
Mbrojtësi i majtë, Santiago Arzamendia dhe portieri Jeremias Ledesma, janë në mesin e futbollistëve me notat më të ulëta.
SofaScore e ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Barcelona 2-0 Cadiz. /Telegrafi/