Barcelona dhe Tottenhami kanë barazuar 1-1, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, barazim që ia mundëson anglezëve kalimin tutje.
Barcelona e kishe siguruar më herët kalimin në mesin e 16 më të mirave, ndërsa Tottenham arriti që të kalojë tutje, vetëm pse Interit nuk fitoi ndaj PSV-së.
Kataluasnit kishin futur në formacion disa lojtarë të formacionit të dytë, por as kjo nuk i pengoi të tregojnë lojë të mirë.
Dembele del lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 7.9, ndërsa pas tij vjen Coutinho që e qëlloi dy herë shtyllën me 7.8.
Të njëjtën notë e ka edhe mbrojtësi Lenglet për paraqitjen e tij në mbrojtje.
Te Tottenham më së miri u paraqit Harry Kane që u notua me notën 7.6.
Rose dhe Eriksen po ashtu janë vlerësuar lartë. /Telegrafi/