Barcelona e ka kryer detyrën përballë Osasunas në ndeshjen e xhiros së 33-të në La Liga duke u mjaftuar me një gol.
Duke qenë skuadra fituese dhe duke bërë paraqitje më të mirë në fushë, Blaugranët kanë marrë notë mesatare më të lartë se ekipi kundërshtar.
Asistuesi Frenkie de Jong është futbollisti me vlerësimin më të lartë në takim, i ndjekur nga golashënuesi Jordi Alba (që u inkuadrua në pjesën e dytë), si dhe Ronald Araujo, Raphinha e Robert Lewandowski.
Te mysafirët është veçuar portieri Aitor Fernandez, derisa nota më e ulët ka shkuar për qendërmbrojtësin Jorge Herrando, i cili u përjashtua me karton të kuq që në pjesën e parë.
Në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave – sipas SofaScore – në ndeshjen Barcelona 1-0 Osasuna. /Telegrafi/