Barcelona është mjaftuar me një gol për të rrëmbyer pikë të plota përballë Getafes në javën e 18-të në La Liga.
Duke qenë skuadra fituese, katalunasit kanë marrë notë mesatare më të lartë se ekipi vizitore.
Portieri Marc-Andre ter Stegen ka marrë vlerësimin më të lartë në këtë takim, pasi e mbajti portën të paprekur.
Në anën tjetër, notë më të lartë ka marrë qendërmbrojtësi Djene, derisa nota më e ulët ka shkuar për Borja Mayoral.
Në vijim është vlerësimi i plotë – sipas SofaScore – i lojtarëve në ndeshjen Barcelona 1-0 Getafe. /Telegrafi/