Barcelona u mposht 1-0 nga Rayo Vallecano në Camp Nou në kuadër të javës së së 33-të në La Liga.
Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi Alvaro Garcia, duke lënë një shije të hidhur për tifozët vendas.
Edhe pse u mposht, Barcelona ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.92, me Vallecanon që u vlerësua me 6.87.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë ishte portieri Stole Dimitrievski që u notua me 8.0.
Në anën tjetër, dështimet e këtij ballafaqimi dolën të ishin Sergi Guardiola, Mario Hernandez, Ferran Torres dhe Sergino Dest, që u vlerësuan me 6.3.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/