Telegrafi

Notat e lojtarëve: Barcelona 0-0 Girona

Barcelona barazoi pa gola me Gironan në kuadër të javës së 28-të në La Liga.

Katalunasit e dominuan takimin, mirëpo dolën me një pikë nga Camp Nou.

Barcelona ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.01, me Gironan që u vlerësua me 6.85.

Lojtari me paraqitjen më të mirë ishte mbrojtësi David Lopez, që ndërpreu shumë aksione të katalunasëve dhe u notua me 7.9.

Në anën tjetër, dështimi i këtij dueli doli të ishte Jordi Alba, që u vlerësua me 6.1.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave sipas SofaScore:

/Telegrafi/