Ballkani e ka mbyllur ndeshjen e fundit të fazës së grupeve ndaj Cluj me humbje (1-0), ku ekipi rumun me këtë fitore, ka kaluar tutje.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar Nana Boateng në fillimin e ndeshjes.
Cluj humbi penallti ma Ciprian Deac, i cili u ndal nga Stivi Frashëri dy herë.
Lojtari më i mirë në këtë ndeshje ishte Lumbardh Dellova që u vlerësua me notën 7.9.
Pas tij ishte Frashëri që u vlerësua me notën 7.6.
Notat të mira kishin edhe Armend Thaqi (7.2) dhe Meriton Korenica (7.1), ndërsa më i dobëti në fushë ishte Arbër Potoku me notën 5.8.
Notat e lojtarëve të Cluj dhe Ballkanit
/Telegrafi/