Kombëtarja e Turqisë ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Austrisë për t’u kualifikuar kështu në fazën çerekfinale të Kampionatit Evropian 2024.
Për Turqinë dy golat i realizoi mbrojtësi Merih Demiral, ndërsa për Austrinë golin e vetëm e shënoi Michael Gregoritsch.
Për fitoren që mori dhe paraqitjen shumë të mirë, Turqia mori notën 7.05 nga Sofascore ndërsa Austria u vlerësua me notën 6.89.
Lojtari më i mirë në këtë ndeshje padyshim ishte Merih Demiral i cili mori notën 9.8 falë dy golave të shënuar dhe paraqitjes së tij në fazën e mbrojtjes.
Me paraqitje të mira u vlerësuan edhe Arda Guler (7.5), Ferdi Kadioglu (7.3) dhe Mert Gunok (7.2).
Tek Austria lojtari më i vlerësuar në këtë takim ishte Stefan Posch i cili mori notën 7.9, ndërsa paraqitje të mira kishin edhe Kevin Danso (7.1) dhe Nicolas Seiëald (7.0).
Dështimi i kësaj nate doli të jetë Marku Arnautovic i cili mori notën 6.3 për shkak të një rasti të artë shënimi që ka humbur.
Notat e lojtarëve tjerë të të dyja ekipeve:
/Telegrafi/