Ndeshja mes Atletico Madridi dhe Juventusit doli të jetë mjaftë interesante, ku në fund u mbyll me rezultat 2-2.
Pjesa e parë ishte pa gola, por në të dytën u shënuan hiq më pak se katër të tilla.
Juan Cuadrado e Blaise Matuidi për Juven, ndërsa Stefan Savic e Hector Herrera për Atleticon ishin shënuesit.
Cuadrado te Juventusi ishte më i vlerësuari me 8.3, ndërsa te vendasit Kieran Trippeier mori notën më të lartë në ndeshje, 8.4.
Cristiano Ronaldo u notua me 7.1, një notë më e vogël se sa merr zakonisht portugezi. /Telegrafi/
Notat e lojtarëve të Atletico Madrid
Notat e lojtarëve të Juventus