Atletico Madrid ka triumfuar në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Madrilenët shënuan fitoreve para shikuesve të vetë në stadiumin “Wanda Metropolitano” kundër Romës me rezultat prej 2-0.
Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e para të lojtarëve, ku notën më të lartë e mori futbollisti i vendasve.
Antonie Griezmann ishte një ndër realizatorët e golave të madrilenëve dhe asistoi në golin e dytë te Kevin Grameiro dhe kjo në fund iu shpërblye me notën 8.3.
Bruno Peres, mbrojtësi i romakëve, i cili mori kartonin e kuq pas dy të verdhëve, ishte lojtari më i dobët duke u notuar me 5.4.
Pas kësaj, Madridi zë vendin e tretë me gjashtë pikë në grupin C ndërsa Roma gjendet në vendin dytë me tetë. /Telegrafi/
Atletico Madrid
Roma