Milani ka regjistruar fitore shumë të rëndësishme kundër Atletico Madridit për të hyrë fuqishëm në garë për një vend në të tetën e finales në Ligën e Kampionëve.
Rossonerët janë vlerësuar me notë mesatare më të lartë, falë triumfit dhe paraqitjes më të mirë.
E gjithë skuadra italiane ka marrë nota solide duke përjashtuar Olivier Giroud e Rade Krunic.
Vlerësimin më të lartë në takim e kishte Franck Kessie i ndjekur nga Theo Hernandez.
SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Atletico Madrid 0-1 Milan. /Telegrafi/