Telegrafi

Notat e lojtarëve: Arsenal 2-2 Southampton, shkëlqeu Lacazette

Arsenal vs Southampton (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Arsenali ka barazuar 2-2 me Southamptonin në kuadër të javës së 13-të në Ligën Premier.

Golat për The Gunners i shënoi Alexander Lacazette (18’ dhe 90+5’), derisa për mysafirët shënuan Danny Ings (8’) dhe James Ward-Prowse (71’).

Arsenali ishte skuadër për një nuancë më e mirë, gjersa mori notën e përgjithshme 6.97, ndërsa Southamponi u vlerësua me 6.74.

Arsenal vs Southampton (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë ishte sulmuesi francez që mori notën 9.0, shkaku i dy golave të shënuara.

Në anën tjetër, mbrojtësi i Arsenalit, Kieran Tierney ishte ai që dështoi të tregonte më të mirë nga vetja dhe mori vlerësimin 6.1.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Arsenalit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Southamptonit (Foto: WhoScored)

 

/Telegrafi/